MENU
klinika

"Shumë shpejt nis punën..."

Arrihet marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e patentave

12.03.2021 - 13:10

Marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e patentave është arritur ditën e sotme pas vizitës së ministres së punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në vendin fqinj.

Xhaçka e Di Maio konfirmojnë zyrtarisht përfundimin e procedurave për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve në Itali.

“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes do të jetë javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjegjëse. Veprime konkrete si ky, impakti më konkret tek qytetarët. Mirënjohje qeverisë italiane për solidaritetin dhe kontributin për rindërtimin pas ndërtimit. Komuniteti arbëresh në Itali është urë lidhëse mes dy popujve tanë. Nxisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Shumë shpejt nis punën Komisioni i Përhershëm Ekonomik Shqipëri – Itali. Italia, një avokat i palodhur i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Xhaçka.

Kjo është vizita e parë e Xhaçkës pas emërimit në krye të MEPJ, ndërsa është pritur nga ministri për Punët e Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.

Gjatë fjalës së tij, Di Maio tha se të gjitha forcat politike duhet të japin prova demokracie në zgjedhjet e 25 prillit.

“Të gjitha forcat politike duhet të japin prova demokracie. Zgjedhjet, forcat politike të japin mesazhin se interesi kombëtar qëndron mbi interesat partiake”, tha ministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Prof. Dr. Adrian Civici/ Teoria e lojës dhe teoria e ankadeve

Çmimi Nobel në ekonomi përballë ekonomisë shqiptare