MENU
klinika

“Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm”

ARRSH: Të gjitha akset kombëtare pa probleme

23.03.2021 - 12:24

Të gjitha akset kombëtare janë pa problem në të gjithë vendin, pavarësisht se dëbora është prezente kryesisht në disa zona në veriut e jug.

ARRSH thekson se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm, të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, të reduktojnë̈ shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore për të shmangur aksidentet.

“Në terren me mjete e punëtorë për të pasur qarkullim normal dhe të sigurt, pa prezencë bore apo ngricash.  Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare, ku puna vazhdon për pastrimin e plotë dhe shpërndarjen e kripës. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, të reduktojnë̈ shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore“, shkruan ARRSH.