MENU
klinika

Videoja e tij do t'ju "shkrijë zemrën"

Baballarët “vdesin” për gocat! Ed Sheeran sapo na e vërtetoi

25.03.2021 - 09:39

Këngëtari i hitit “Shape Of You”, Ed Sheeran, u bë baba për herë të parë në gusht të vitit të shkuar. Partnerja e tij Cherry Seaborn solli në jetë një vajzë, që u pagëzua me emrin Lyra. Lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes e dha vetë Ed Sheeran asokohe, por një javë pas lindjes së saj.

“Përshëndetje! Një mesazh i shpejtë prej meje, sepse kam për të dhënë disa lajme private që doja t’i ndaja me ju… Javën e shkuar, me ndihmën e një skuadre të mrekullueshme, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme Lyra Antarctica Seaborn Sheeran”, shkroi këngëtari në rrjete sociale.

Ndërkohë së fundmi artisti ka performuar një këngë për të bijën në Melburn, diçka që e ka emocionuar shumë. Ai nuk mundi të mbante dot lotët dhe për një moment u detyrua të ndërpriste performancën për shkak të emocioneve të mëdha. Më pas Ed Sheeran u afrua prapë tek mikrofoni dhe kërkoi falje për ndërprerjen.

Nuk kam qenë kurrë kaq nervoz. Kështu që më falni nëse ngatërroj tekstin apo ndodnjë gjë tjetër”, u shpreh ai para se të këndonte.

Këngëtari zbuloi se këngën për vajzën e tij e ka shkruar gjatë kohës së qëndrimit në karantinë. Kënga “Visiting Hours” flet për gjyshin e Ed Sheeran, Bill, i cili ndërroi jetë në vitin 2013-të dhe në të këngëtari i kërkon këshilla se si të rrisë vajzën e tij, Lyra, të cilë nuk e ka preznatuar ende me publikun.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën