27.03.2021 - 11:01
Banorët e fshatrave Bellovë, Rabdisht, Cerjan e Zagrad në Bashkinë Dibër kanë dalë në protestë këtë të shtunë për gjendjen e keqe të rrugës së tyre që i lidh me qytetin e Peshkopisë.
Banorët shprehen se në këto 30 vite askush nuk ka menduar për ta, minimumi për rrugën e cila bëhet e pakalueshme sa herë ka reshje shirash apo bore.
Edhe pse prej 2 vitesh njëri nga këto fshatra, Rabdishti është pjesë e programit të qeverisë “100 fshatrat turistik”, asnjë investim nuk është bërë në të. Në këto kushte banorët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve të 25 Prillit.