MENU
klinika

Dokumenti

Bashkia zbardh kontratën me FRD për selinë: Ka skaduar 4 vite më parë

13.03.2021 - 11:21

Kontrata e lidhur mes Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Fryma e Re Demokratike për dhënien në përdorim të disa zyrave për t’u përdorur për seli ka mëse 4 vite që ka përfunduar.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto dokumente e zbardhur nga Bashkia, kontrata e lidhur për dhënien në përdorim të zyrave që ndodhen në godinën e Bashkisë së Tiranës që më parë ka qenë ish selia historike e PD është lidhur më 3 mars 2016 me afat vetëm një vit.

Në nenin 5 kontratës, thuhet se ajo lidhet me një afat 1-vjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë në momentin e marrjes në dorëzim të sendit, ku është mbajtur edhe një procesverbal për gjendjen dhe sendet në ato zyra.

  • foto galeri