MENU
klinika

Champions League

Bayern e Chelsea fitojnë sërish, kalojnë në çerekfinale

17.03.2021 - 23:01

Bayern Munchen dhe Chelsea janë dy skuadrat e fundit çerekfinaliste të Champions League. Bavarezët, pasi kishin fituar 4-1 ndaj Lazios në Romë, fituan 2-1 edhe në kthim. Ndërsa Chelsea, pas fitores 1-0 në Madrid, mposhti sërish Atleticon në Londër, në shifrat 2-0.

Një ndeshje e administruar mjaft mirë nga ekipi i Flick, që pjesën e parë e mbylli me avantazhin 1-0, falë një goli të të zakonshmit Lewandowski, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Goretzka, pas një faulli të Muriqit.

Në pjesën e dytë ishte i njëjti ritëm, me Lazion që u mundua të bënte diçka, por që u ndëshkua në minutën e 73’ përsëri. Chupo-Moting shënoi pas një aksioni të bukur, ku Alaba i dhuroi një asist perfekt për golin e dytë.

Lazio gjeti golin e nderit në minutën e 82’, ku pas një goditje dënimi Parolo kërceu mbi të gjithë me kokë, duke mposhtur portierin Nubel. Kështu, në fund gjithçka u mbyll me shifrat 2-1, ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 6-2.

Ndërsa ndeshja në Londër është vendosur nga një gol i Ziyech në minutën ne 34-t dhe Emerson në të 94-ën. Skuadra e Simeone-s e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Savic në minutën e 82-të për një gjest antisportiv.

Zhgënjen përsëri Luis Suarez. Sulmuesi uruguajan nuk ka shënuar asnjë gol në 25 transfertat e fundit të luajtura në Champions League. Hera e fundit ka qenë në 2015-ën kundër Roma-s në Olimpico.

Chelsea nuk ka pësuar asnjë humbje në 13 ndeshjet e luajtura nën drejtimin e Thomas Tuchel në të gjitha kompeticionet, ecuria më e gjatë për një trajner nga marrja e drejtimit të skuadrës në historinë e Bluve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN