Bashkimi Europian do të fillojë lehtësimin e masave, duke hequr kështu përfundimisht bllokimet pavarësisht nga çdo vonesë në procesin e vaksinimit që mund të ketë nga AstraZeneca.
“Ne jemi optimistë se do të ketë një ulje të rasteve me koronavirus, duke e bërë më të mundur perspektivën e heqjes së kufizimeve si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë,” tha Komisioni Europian në një deklaratë.
“Çelësi” i planit europian është vaksinimi i një pjese të madhe të popullatës së rritur deri në fund të verës.
Sistemi i hierarkisë
Heqja e koordinuar e bllokimeve do të bazohet në një sistem hierarkik “që pasqyron situatën epidemiologjike në secilin shtet anëtar”, sipas Komisionit Europian.
Publikimi i dokumentit vjen ndërsa transmetimet në rritje në të gjithë Europën po i detyrojnë qeveritë të zgjasin ose të vendosin kufizime. Sistemi, i cili pritet të propozohet nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do të simulojë secilin nga anëtarët e bllokut, për të lehtësuar masat pa rrezikuar në një rritje të rasteve të koronavirusit”.
Qëllimi i ECDC pritet të vihet në zbatim muajin tjetër.
Sipas Airfinity Ltd, pezullimi i AstraZeneca në disa vende të BE-së për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme mund të vonojë qëllimin e imunizimit të tre të katërtave të popullsisë deri në një muaj.
Sidoqoftë, BE pret që 300 milion doza të shpërndahen në shtetet anëtare në tremujorin e dytë, të cilat mund të ndihmojnë në përshpejtimin e programeve të vaksinimit.