MENU
klinika

“Çertifikata e vaksinimit”

BE drejt hartimit të planit për lëvizjen e lirë

16.03.2021 - 11:50

Bashkimi Europian do të fillojë lehtësimin e masave,  duke hequr kështu përfundimisht bllokimet pavarësisht nga çdo vonesë në procesin e vaksinimit që mund të ketë nga  AstraZeneca.

“Ne jemi optimistë se do të ketë një ulje të rasteve me koronavirus, duke e bërë më të mundur perspektivën e heqjes së kufizimeve si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë,” tha Komisioni Europian në një deklaratë.

“Çelësi” i planit europian është vaksinimi i një pjese të madhe të popullatës së rritur deri në fund të verës.

Sistemi i hierarkisë

Heqja e koordinuar e bllokimeve do të bazohet në një sistem hierarkik “që pasqyron situatën epidemiologjike në secilin shtet anëtar”, sipas Komisionit Europian.

Publikimi i dokumentit vjen ndërsa transmetimet në rritje në të gjithë Europën po i detyrojnë qeveritë të zgjasin ose të vendosin kufizime. Sistemi, i cili pritet të propozohet nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do të simulojë secilin nga anëtarët e bllokut,  për të lehtësuar masat pa rrezikuar në një rritje të rasteve të koronavirusit”.

Qëllimi i ECDC pritet  të vihet në zbatim muajin tjetër.

Sipas Airfinity Ltd, pezullimi i AstraZeneca në disa vende të BE-së për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme mund të vonojë qëllimin e imunizimit të tre të katërtave të popullsisë deri në një muaj.

Sidoqoftë, BE pret që 300 milion doza të shpërndahen në shtetet anëtare në tremujorin e dytë, të cilat mund të ndihmojnë në përshpejtimin e programeve të vaksinimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërsa vendet po zhvillojnë pasaportat e vaksinimit...

OBSH garon për të zhvilluar çertifikatat e vaksinimit