MENU
klinika

Administrata e re e SHBA rizbulon Turqinë si aleat të rëndësishëm

BE po bashkëpunon me SHBA-në për çështjen e Turqisë

21.03.2021 - 09:35

Turqia nuk është vetëm një çështje evropiano-turke, por gjithashtu një çështje në partneritetin transatlantik dhe padyshim, partneriteti ynë me NATO-n, u thanë zyrtarët e lartë të BE gazetarëve, duke sinjalizuar një ndryshim të politikës nën administratën e re të SHBA.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mbajti një video konferencë me Presidentin e Këshillit Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen. BE deklaroi se ishte e rëndësishme për të mbështetur de-përshkallëzimin dhe “forcimin e mëtejshëm të ndërtimit të besimit për të lejuar një axhendë më pozitive BE-Turqi”.

“Ata diskutuan gjithashtu një vizitë të mundshme në Turqi pas samitit të BE të Marsit”, thotë deklarata e shkurtër e BE, duke sinjalizuar se Erdoğan, i cili këmbëngul për një samit me udhëheqësit e BE, ka pasur rolin e tij. Tryezat janë kthyer me administratën e re të SHBA e cila duket se rizbulon Turqinë si një aleat të rëndësishëm në kontekstin e tensioneve me Rusinë dhe një marrëdhënie të dobët me Arabinë Saudite.

“Ne do kemi një kontakt shumë të ngushtë me miqtë tanë Amerikanë për të shkëmbyer opinione se si ne punojmë së bashku me Turqinë, të dy në kontekstin transatlantik, në kontekstin e NATO-s,” thanë zyrtarët përpara një samiti vendimtar të BE javën e ardhshme. “Është një çështje që shkon përtej interesave thjesht evropiane dhe turke,” shtuan zyrtarët.

Megjithatë është e paqartë se si mund të ndikojë në Greqi shkrirja e marrëdhënieve me Turqinë.
Më parë këtë javë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u tha ligjvënësve të BE se ai kishte “shqetësime serioze” lidhur me veprimet e Ankarasë.

“Unë kam shprehur shqetësimet e mia serioze dhe të gjithë e dimë se ka dallime serioze dhe disa çështje, duke filluar nga Mesdheu lindor, vendimi turk për të blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400 ose lidhur me të drejtat demokratike në Turqi,” tha Stoltenberg në një sesion të përbashkët të komiteteve të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes në Parlamentin Evropian.

NATO vitin e kaluar krijoi një “mekanizëm de-konfliktual” për t’u përpjekur të shmangë përplasjet midis Turqisë dhe Greqisë ndërsa tensionet u rritën në Mesdheun lindor dhe bllokimi që nga ajo kohë u qetësua.
“Por unë besoj se NATO të paktën mund të sigurojë një platformë të rëndësishme për diskutimin e këtyre çështjeve, ngritjen e këtyre çështjeve dhe zhvillimin e debateve serioze dhe diskutimeve në lidhje me shqetësime të ndryshme,” shtoi ai, duke këmbëngulur se aleanca ishte një platformë e rëndësishme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që përfshijnë Ankaranë.

Sidoqoftë, diplomatët nga të dy anëtarët e NATO-s nuk arritën të kenë një përparim gjatë raundit të fundit të bisedimeve mbi qëndrimin e tyre mbi kufijtë e Mesdheut lindor dhe të drejtat e energjisë.

Në samitin e 10 dhjetorit, udhëheqësit e BE shtynë edhe një herë një vendim për të caktuar sanksione ndaj Turqisë për aktivitetet e saj “të paautorizuara” në Mesdheun Lindor. Konkluzionet sugjeruan gjithashtu që Evropa duhet të presë për administratën e re të SH.B.A.-së në mënyrë që të ketë një qasje të harmonizuar me Uashingtonin mbi çështjen.

Burime pranë kësaj çështje sugjerojnë që administrata e re e SHBA u ka thënë evropianëve që të mbajnë një qasje të ulët me Ankaranë dhe të shmangin një rrezik që e shtyn atë drejt Moskës.

“Duke marrë parasysh që Biden nuk po planifikon të ketë marrëdhënie aq të mira sa Trump kishte me Arabinë Saudite, nuk do të ketë asnjë që të kundër-ekuilibrojë Turqinë. Pra, Turqia duhet t’i afrohet Perëndimit,” thanë burimet.

Krerët e BE janë të vendosur të diskutojnë gjendjen e marrëdhënieve me Ankaranë si një nga çështjet në samitin e tyre në Bruksel javën e ardhshme.

“Duke diskutuar çështjen e Mesdheut lindor kryesisht, ne do të kemi mundësinë për të diskutuar të gjitha çështjet tona edhe një herë, nga pritjet e Turqisë, si një aleat i NATO-s, nga BE, te liberalizimi i vizave dhe çështjet e Bashkimit Doganor,” tha Erdoğan përpara telekonferencës së tij me Michel dhe von der Leyen.

Duke folur në një vizitë në qendrën komanduese të BE të Operacionit Irini, misioni ushtarak i bllokut për të zbatuar një embargo të armëve të KB në Libi, Borrell tha se “për Turqinë, ne kemi një moment, një moment të mirë, pas bisedimeve të tyre eksploruese me Greqinë”.

“Unë do t’u paraqes një raport udhëheqësve të BE, ku do të përshkruaj tendencat aktuale dhe do të sugjeroj një mënyrë për të konsoliduar një qëndrim konstruktiv, ndërsa në të njëjtën kohë jam i gatshëm për të marrë masa nëse është e nevojshme,” shtoi ai.

Ministrat e jashtëm të BE të hënën do të kenë një diskutim paraprak rreth pjesëve të raportit, i cili sipas zyrtarëve të lartë të BE përfshin “elementë të ndryshëm që po krijojnë vështirësi në marrëdhënie”.

Kjo do të shkonte nga një perspektivë politike, duke përfshirë çështjet e Mesdheut lindor, çështjen e Qipros dhe çfarë roli po luan Ankaraja në konfliktet rajonale Nago-Karabak në Siri, Irak ose Libi, “ku Turqia ka ndjekur politika që nuk janë gjithmonë në përputhje me politikat të BE-së”, si dhe zhvillimet e brendshme në vetë Turqinë.

“Siç është kërkuar nga Këshilli Evropian, raporti shikon opsione të ndryshme, për të vazhduar të përpiqet të inkurajojë zhvillimin e mëtejshëm të asaj që ne shpresojmë, dhe ne duam të jemi një marrëdhënie e mirë dhe një marrëdhënie e fortë me Turqinë,” thanë zyrtarët e lartë të BE.

Sidoqoftë, diplomatët e BE nuk janë të bindur se mund të ketë një përparim pozitiv në marrëdhëniet së shpejti.
“Veprimet e Turqisë janë përmirësuar, por ka ende shumë për të bërë,” tha një zyrtar i lartë i BE duke folur para gazetarëve të Enjten, duke shtuar se ka ende një gamë të gjerë çështjesh që u qëndrojnë në rrugën e duhur.

“Diskutimi ka të ngjarë të prekë bisedimet e fundit eksploruese midis Turqisë dhe Greqisë dhe rinisjen e ardhshme të procesit të zgjidhjes së Qipros si dhe zhvillimet rajonale të tilla si ato në Libi,” shtoi zyrtari.

Në të njëjtën kohë, Ankaraja i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur BE të azhurnojë një marrëveshje migrante 2016 sipas së cilës Turqia ka frenuar hyrjet në Evropë të emigrantëve në këmbim të mbështetjes financiare të BE.

Përkthyer dhe përshtatur nga Foreign Affairs/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BE duhet të bashkëpunojë me ta

Ish-perandoritë që rrezikojnë Evropën