MENU
klinika

Eurodeputeti suedez ka tri pyetje për Borrellin

“BE s’duhet ta kërcënojë Kosovën për Ambasadën në Jerusalem”

19.03.2021 - 11:58

Eurodeputeti suedez, Charlie Weimers, ka thënë se Bashkimit Evropian nuk duhet ta kërcënojë Republikën e Kosovës pas vendimit të Prishtinës zyrtare për ta hapur Ambasadën në Jerusalem si rezultat i marrëveshjes për njohje reciproke me Izraelin.

“BE-ja nuk duhet të kërcënojë Kosovën pasi ata vendosen të zhvendosen në kryeqytetin e Izraelit në Jerusalem”, ka shkruar Weimers.

Ai gjithashtu i ka adresuar zyrtarisht pyetje edhe kreut te diplomacisë së BE’së, spanjollit Josep Borrell, duke e pyetur se pse Brukseli është ankuar për vendimin e Kosovës që të vendosë Ambasadën në Jerusalem.

“Pyetje për ministrin e Jashtëm të BE’së Josep Borrell : Pse BE u ankua dhe nxiti Kosovën të rishikojë vendimin për të hapur Ambasadën e saj në Jerusalem”, ka shkruar tutje ai, raporton Gazeta Express.

“Në vend se ta mirëpres plotësisht një marrëveshje historike, BE i bën thirrje Kosovës që të rikonsiderojë hapjen e Ambasadës në Jerusalem, duke thënë se është vendim “për të ardhur keq” sepse devijon nga pozicioni i BE-së. Lidhur me këtë qëndrim unë kam disa pyetje:

1. Pse zv.presidenti dhe Përfaqësuesi i Lartë konsideron që vendimi i sovran Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem është në kundërshtim me pozicionin e BE’së, duke pasur parasysh që politika e jashtme dhe e sigurisë mbetet një kompetencë kombëtare?

2. A po shqyrton BE’ja ndonjë sanksion kundër Kosovës pas këtij vendimi, nëse po, çfarë sanksionesh?

3. Si mund të besojë BE’ja që, duke dekurajuar vendet nga hapja e Ambasadave në Jerusalem, Bashkimi Evropian kontribuon në promovimin e paqe në kontekstin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme?”, ka pyetur eurodeputeti suedez./GazetaExpress/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë