MENU
klinika

UEFA nuk reagon

Belgjika e Holanda në një ligë, po Shqipëria e Kosova?

18.03.2021 - 13:55

Holanda dhe Belgjika kërkojnë të shkrijnë ligat elitare të tyre në një të vetme. Dy vendet pritet t’i thonë lamtumirë kampionateve respektive elitare si “Eredivisie” dhe “Jupiler League”.

Këtë e ka konfirmuar me anë të një komunikate zyrtare vetë Federata Belge e Futbollit, që tregon vendimin nga ana e klubeve belge të bashkohen me rivalët holandezë, për të krijuar një kompeticion të madh unik futbolli në një kampionat të vetëm midis dy shteteve, e cila pritet të quhet “BeNe League”.

Do të ishin 18 ekipe, 10 nga Holanda dhe 8 të tjera nga Belgjika. Objektivi i tyre është të garantojnë stabilitet ekonomik klubeve nga mesi e poshtë të tabelës së renditjes për të rritur ambiciet e klubeve të mëdha. Te Belgjika idetë duken tepër të qarta, pritet pala holandeze, e cili parimisht është dakord, por do të jenë vetë klubet ato që do të votojnë.

Nga ky shembull mund të merrte jetë edhe dëshira e madhe e shqiptarëve për një kampionat të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një lëvizje e mirë është Kupa Nënë Tereza e cila do zhvillohet me skuadra të Kosovës dhe Shqipërisë, megjithatë përpjekja për një kampionat të përbashkët nuk është shuar. Për më tepër nëse këtë e bën Belgjika dhe Holanda, dy shtetet shqiptare kanë të drejtën t’i kërkojnë UEFA-s dhe FIFA-s me një precedent.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN