MENU
klinika

"Këtë vit investojmë vetëm 20 mln euro..."

Benet Beci: Skavica, investimi më madhor

18.03.2021 - 12:26

Kandidati për deputet në Shkodër nga radhët e Partisë Socialiste, Benet Beci bëri të ditur se qeveria ka investuar 200 mln euro në rinovimin teknologjike në prodhimin dhe portat e shkarkimit të digave.

Në fjaën e tij, Beci u shpreh se Skavica është investimi më madhor i qeverisë, i cili nis këtë mandat dhe do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.

“Kemi investuar 200 milion euro në rinovimin teknologjike në prodhimin dhe portat e shkarkimit të digave. HEC i Vau të Dejës dhe kaskadës së Drinit prodhojnë sot 70% të energjisë së vendit. Çdo orë që ato nuk punojnë, energjia duhet importuar me kosto të lartë. Investimet kanë bërë të mundur të garantojnë një prodhim të energjisë së pastër dhe me kosto të ulët.

Skavica është një investim madhore që do të rrisë prodhimin e energjisë në kaskadë me 20%. Po investojmë edhe në energjinë diellore. Këtë vit investojmë vetëm 20 mln euro në parqet fotovoltaike në parqet e Vaut të Dejës.

Zgjidhja përfundimtare do të jetë sakavica, që do ti japë fund ankthit të banorëve të saj. Unë jam i kënaqur që paraqitem edhe projektin e Skavicës, dhe jam krenar që nis këtë mandat dhe do të vazhdojë edhe mandatin tjetër”, u shpreh Beci.

Beci tregoi edhe momentin më të vështirë, por edhe të suksesshëm gjithashtu.

“E ndjej të nevojshme të ndaj me ju një nga momentet më të vështira dhe të suksesshme do të thoja, të menaxhimit të kasakdës dhe prurjeve ekstreme gjatë muajit janar.

Ndihem krenar për ata që bëmë. Në kushtet kur prurjet kanë qenë maksimale të menaxhonim kujdesin më të madh, që të mos bënim asnjë dëm në ultësirën e Shkodrës gjatë janarit dhe fillimit të shkurtit. E them këtë për të dëshmuar se kemi arritur të menaxhojmë një sasi prurjesh historike”, u shpreh Beci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mundësi të tjera investimesh amerikane nëse adresohen reformat"

Enio Jaço: Skavica dhe TEC-i i Vlorës e kthejnë Shqipërinë…