MENU
klinika

Kapiteni i Kombëtares

Berisha: Andorra nuk mund të na surprizojë sërish

24.03.2021 - 18:58

Etrit Berisha nuk do të dalë përsëri nga një tjetër ndeshje me Andorrën duke pësuar gola si sfida e fundit të vitit 2019 kur kuqezinjtë barazuan me këtë ekip në Elbasan. Ndaj në konferencën e sotme për shtyp, kapiteni i kuqezinjve ka paralajmëruar se nuk do surpriza të tjera.

“Ne kemi bërë një punë të mirë në kualifikueset e kaluara dhe duhet të nisemi nga ai moment, ku sidomos në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë dhe marrë fitore e duke bërë sidomos në ndeshje që kemi luajtur jashtë Shqipërisë.

Duhet nisur nga ajo pikëpamje që çdo ndeshje është e rëndësishme. Pastaj jemi në ndeshjen e nesërme që duhet përgatitur jashtëzakonisht mirë dhe nuk duhet lejuar asnjë lloj surprize.

Trajneri na ka treguar gabimet që kemi bërë në atë ndeshje me Andorrën, kanë qenë më shumë gabime ku nuk ishim të përqendruar, duke bërë gabime shumë të evitueshme dhe duke futur veten në vështirësi.

Nuk na lejohet nesër se është ndeshja e parë dhe duhet përqendrim maksimal, pastaj janë ndeshjet e tjera dhe kjo na jep më shumë motivim e qetësi për t’I përballuar takimet e ardhshme.

Morali do të jetë edhe më i madh, duke pasur parasysh që do të luajmë me ekipe më të mira dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe. Mendojmë se kemi cilësi në ekip, duhet të përmirësojmë ende disa gjëra. Vullneti është i madh dhe do të mundohemi të bëjmë surpriza për mirë, siç kemi ditur të bëjmë shumë herë.

etrit berisha
etrit berisha

Është ndeshje e rëndësishme për ne dhe e njohim kundërshtarin, duke pasur parasysh që kemi luajtur edhe në kualifikueset e kaluara. Në ndeshjen në shtëpi e kemi vënë veten në vështirësi për shkak të disa gabimeve e lëshimeve që nuk duhej të bënim.

Por me siguri ndeshja e nesërme do të jetë tjetër dhe do të mundohemi të jemi të përqendruar dhe ta përgatitim sa më mirë se për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta fillojmë me këmbë të mbarë”, – tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN