MENU
klinika

Eksperti amerikan reagon pas fotos së Vuçiçit

“Bideni t’ja bëjë të qartë se pavarësia e Kosovës…”

19.03.2021 - 12:32

Eksperti dhe gazetari amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar pas postimit të djeshëm të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku tregonte hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë.

Ben Meir shkruan se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiçit. Madje ka edhe një kërkesë për presidentin amerikan Joe Biden, i cili sipas tij duhet të dërgojë një porosi të qartë tek Vuçiçi, se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negociimi.

“BE-ja dhe SHBA-ja duhet të dënojnë provokimin e Aleksandar Vuçiçit. Presidenti amerikan duhet t ‘i dërgojë mesazh të qartë Presidentit të Serbisë se pavarësia e Kosovës kurrë nuk do t’ i nënshtrohet negociatave!”– shkruan eksperti dhe gazetari amerikan.

Alon Ben-Meir është gazetar, negociator ndërkombëtar, konsulent privat dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve të Lindjes së Mesme në Qendrën për Çështjet Globale të Universitetit të New York-ut.

Ai është një ekspert i politikës dhe çështjeve të Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat e paqes midis Izraelit dhe shteteve arabe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat