MENU
klinika

Formula 1

Binotto: Ferrari ka ndryshuar, presim rezultate

24.03.2021 - 13:34

Pas paraqitjes zhgënjyese vitin e kaluar, Ferrari i këtij sezoni synon të arrijë një rezultat më të mirë në pistë. I bindur në këtë është drejtori sportiv i “kokëkuqes” Mattia Binotto, që kërkon të jetë protagonist, pse jo, pilotët të garojnë për të fituar titullin.

“Makina e këtij sezoni është një evolucion i asaj të vitit të kaluar. Është një makinë e përmirësuar në të gjitha drejtimet, në të gjitha zonat, kudo që ishte e mundur. Ana aerodinamike është përmirësuar, por ashtu edhe njësia e energjisë është tërësisht e re. Mbetet një sezon me shumë sfida, ku e shkuara e lavdishme, e tashmja e vështirë dhe e ardhmja e suksesshme ndërthuren mes tyre” – tha Binotto.

Testet e zhvilluara në Bahrein dhanë disa sinjale optimizmi, por vetëm 3 ditë prova ishin shumë pak për të parë forcën reale të Ferrarit. Por nëse te skuaderia italiane ndihen optimist, Mercedes lëshon alarmin. Rezultatet jo të mira në teste kanë shqetësuar drejtorin sportiv të makinës gjermane Toto Wolff.

Sipas tij, situata duhet të ndryshojë duke nisur që nga e premtja, ndryshe mbrojtja e titullit do të vihej në rrezik. Por shefi i makinës Red Bull, Christian Horner, pohoi se kjo është vetëm një strategji e Mercedes, për t’i mbajtur nën presion inxhinierët, pilotët dhe të gjithë pjesëtarët e stafit. Gara e parë do të zhvillohet të dielën në pistën e Sakhir po në Bahrein.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’