MENU
klinika

Zgjedhjet e 25 prillit

Borrell thirrje partive: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

01.03.2021 - 15:13

Ministri i Jashtëm të Bashkimit Europian, Joseph Borrell tha se Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e Reformave, teksa pati një mesazh për partitë politike.

Gjatë fjalës së tij Borrell tha se në listat e kandidatëve për deputet duhet të kenë persona me integritet të lartë.

“Do ju japim një mbështetje të paprecedentë dhe Këshilli i Sotëm ishte një mundësi për të kuptuar se si jemi ne në marrëdhënien tonë, ne përgëzuam Shqipërinë për zbatimin e Reformave, vecanërsht të sundimit të ligjit.

Në zgjedhjet e 25 prillit, theksojmë që emrat e kandidatëve të jenë me integritet, është një nga aspektet kyçe, ne kemi një mesazh për të gjitha palët politike, integrimi në BE duhet të jetë një objektiv i të gjithëve, polarizimi i skajshëm nuk është i mirë dhe nuk është në interesin e shqiptarëve, por presim që të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare pas kuadrit negociues”, tha Borrell.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin