MENU
klinika

Formula 1

Bottas akuzon: Nuk fitova sepse humba kohë në pit-stop

31.03.2021 - 11:48

Të gjithë kundër Lewis Hamilton. Madje edhe shoku i skuadrës Valtteri Bottas. Piloti finlandez e nisi garën e parë në vendin e tretë dhe e mbylli atë po në këtë pozicion. Por ai hedh disa akuza karshi mekanikëve, që gabuan gjatë ndalesës për ndërrimin e gomave, duke e vonuar atë.

“Humba shumë kohë në pit stop. Pa këtë problem do të isha pranë Lewis e Max për të dueluar për fitore. Ritmet e makinave tona ishin të ngjashme, por kur humbet 10 sekonda në një ndalesë të tillë e di se nuk ke më asnjë shans të rikuperosh disavantazhin” – tha Bottas.

Nga ana e skuderisë Mercedes nuk ka asnjë reagim për fjalët e Bottas, i cili ngre edhe njëherë temën e lakuar shumë vitet e fundit që Hamilton favorizohet dukshëm, edhe pse skuadra në deklarata flet për barazi mes pilotëve të vet.

Me vendin e dytë në Sakhir nuk ishte i kënaqur edhe Max Verstappen. Për një moment, 5 xhiro nga fundi, ai parakaloi Leëis Hamilton me Mercedes, por ky parakalim ishte jashtë rregullave dhe ai u detyrua të rihapë krahun, vendim që erdhi nga komisarët e pistës. Gjithsesi, piloti holandez i Red Bull pohoi se do të luftojë fort këtë sezon për të mposhtur Hamilton, duke nisur që nga gara e dytë më 18 prill në Regio Emilia të Italisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN