MENU
klinika

NBA

Bucks “kërcënojnë” në Lindje, Clippers fitojnë thellë

25.03.2021 - 11:58

Spektakël dhe surpriza në ndeshjet e fundit të NBA. Milwaukee Bucks regjistroi fitoren e tretë radhazi në Konferencën e Lindjes, e cila triumfoi me rezultat të ngushtë 121-119 ndaj Boston Celtics.

Në një mbrëmje jo të zakonshme për Antetokoumpon, që shënoi vetëm 13 pikë, rezultoi vendimtar Middleton me 27 pikë dhe 13 rebound, ndërsa miqve nuk u mjaftoi Brown me 24 pikë dhe 10 rebound. Po në këtë konferencë, kthehet te suksesi Toronto Raptors, që mposhti Denver Nuggets 135-111.

Rrëmbeu skenën si më i miri i takimit Siakam me 27 pikë, ndërsa skuadrës nga Colorado nuk i mjaftoi Jokic me 20 pikë dhe 10 rebound. Fitore në trasfertë për Los Angeles Clippers me rezultat të thellë 134-101 ndaj San Antonio Spurs. Kalifornianët i udhëhoqi drejt suksesit Leonard, autor i 25 pikëve.

Vazhdojnë të qëndrojë në krye të Konferencës së Perëndimit, Utah Jazz, që kaloi lehtësisht Brooklyn Nets 118-88. Shënuesi më i mirë rezultoi Donovan Mitchell me 27 pikë, ndërsa për Nets, që nuk kishin në këtë përballje shërbimet e James Harden dhe Kyrie Irving, spikati Tyler Johnson me 23 pikë dhe 15 rebound, shifra që nuk mjaftuan për të shmangur disfatën.