MENU
klinika

Përpjekjet e të dënuarit nuk reshtin

Burgjet bëjnë raport vlerësimi për Zani Çaushin!

31.03.2021 - 10:58

Nuk ndalen “ecejaket” e Zani Çaushit në Gjykatën e Korçës për të ndjekur seancat e njëpasnjëshme dhe gjyqet paralele me synimin për të fituar lirinë me kusht.

Ish-kreu i “bandës së Çoles”, një nga emrat simbol të ditëve të tmerrshme të pranverës së vitit 1997, kërkon të lirohet nga burgu.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për krimet e vitit 1997, kur bandat atë kohë kishin nën kontroll Vlorën e jo vetëm. Seanca gjyqësore e parë për procesin që do të shqyrtojë kërkesën e tij për ndryshimin e llojit të sigurisë së vuajtjes të dënimit është shtyrë ndërsa shkak është bërë raporti i vlerësimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që ka mbërritur në gjykatë në po të njëjtën ditë me atë të seancës.

Zani Çaushi kërkon që të kalojë nga një burg i sigurisë së lartë në sigurinë normale, e paralelisht me këtë ka kërkuar edhe lirinë me kusht në një tjetër proces që tashmë ka nisur. Por ndërsa seanca e parë e kërkesës për ndryshimin e llojit të sigurisë ka nisur të zhvillohet, ajo është shtyrë me kërkesën e palëve si nga ana e mbrojtjes ashtu edhe nga Prokuroria me argumentin se këto të fundit duan kohë për t’u njohur me raportin. Për të disatën herë Zani u paraqit në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe u transportua përsëri drejt IEVP Drenovë, ndërsa gjatë kohës që zhvillohej gjyqi i gjithë perimetri i zonës u mbajt i rrethuar nga punonjësit e Policisë.

KËRKESA NË GJYKATË

Pak ditë më parë, edhe procesi që ka të bëjë me kërkesën e tij për lirinë me kusht u shty me kërkesë të avokatit mbrojtës të Çaushit, i cili kërkoi kohë për të paraqitur konkluzionet e tij. Edhe pse dy proceset gjyqësore kanë të njëjtin kërkues dhe lidhen me betejën e tij për të fituar lirinë, Çaushi është duke u përfaqësuar nga dy avokatë të ndryshëm. Më herët Zani Çaushi zhvilloi një tjetër proces gjyqësor në Gjykatën e Korçës duke kërkuar shfuqizimin e masës administrative të vendosur ndaj tij pas një sherri me tre të burgosur të tjerë. Gjykata e Korçës pas kësaj kërkese dhe në përfundim të procesit shfuqizoi masën disiplinore të dhënë nga Komisioni i Disiplinës së IEVP Drenovë për Zani Çaushin.

LIRIMI ME KUSHT

Kërkesa e tij për lirinë me kusht nisi thuajse një vit më parë, por Çaushi u tërhoq për shkak se një tjetër betejë nisi për të bërë llogaritjen e saktë të viteve të dënimit me pretendimin se i kishin humbur 4 vite të kryerjes së dënimit. Gjykata e Korçës e pushoi çështjen gjyqësore ndaj Zani Çaushit duke shpallur moskopetencën për të shqyrtuar kërkesën e tij për rillogaritjen e viteve të vuajtura të dënimit.

Pas zhvillimit të disa seancave dhe shtyrjes së disa të tjerave për kërkesën e Zani Çaushit për llogaritjen e saktë të viteve të vuajtura të dënimit Gjykata e Korçës ka pushuar çështjen ndaj tij, një çështje që e çonte Çaushin një hap më pranë përpjekjes së tij për të fituar lirinë me kusht.

Pavarësisht kësaj, “i forti” i Vlorës ka vazhduar gjyqet njëri pas tjetrit për të lehtësuar rrethanat e tij dhe për të plotësuar kriteret e domosdoshme ligjore që i hapin atij rrugën për të fituar lirinë me kusht. Gjyqtari Selajdin Pysqyli është ai i cili do të duhet të japë vendimin e tij për kërkesën për lirim të Zani Çaushit, ndërsa për shkak të shtyrjeve të seancave nuk dihet se sa do të zgjatë ky proces deri në dhënien e një vendimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier