MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Cikalleshi shënon dhe i jep fitoren ekipit

21.03.2021 - 14:25

Sokol Cikalleshi ka dërguar sinjale pozitive nga Turqia. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili do të jetë në dispozicion të Edy Reja për 3 ndeshjet kualifikuese të marsit shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 që Konyaspor mori në shtëpi përballë Alanyaspor.

30-vjeçari shfrytëzoi mirë një goditje nga këndi dhe me kokë tundi rrjetën kundërshtare. Goli i pestë për Cikalleshi me fanellën e Konyaspor, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të pozicionohet në mesin e tabelës së klasifikimit në elitën e futbollit turk.

Pas 29 javësh, Konyaspor gjendet në vendin e 12-të me 36 pikë, 7 pikë më shumë se zona e ftohtë që të dërgon një kategori më poshtë. Paraqitje vërte të mira për Cikalleshin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN