MENU
klinika

30-vjetori i rivendosjes së raporteve me SHBA

DASH mesazh: Festojmë zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të…

15.03.2021 - 13:48

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kujtuar sot me një mesazh 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Zëdhënësi i DASH Ned Price deklaron se sot festojmë zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar, teksa shprehet shpresëplotë për projektet e së ardhmes.

“Sot ne shënojmë 30-vjetorin e rivendosjes së lidhjeve diplomatike SHBA-Shqipëri. Ne festojmë zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar. Ne mezi presim se çfarë mund të arrijmë së bashku duke shkuar përpara”, deklaron Price.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN