MENU
klinika

Flet pas përleshjes së Metës me policinë

Dash Shehi: Popull, po nuk reaguat kundër Ramës jeni dele

13.03.2021 - 09:42

Dashamir Shehi gjykon se gjesti që bëri Ilir Meta ishte një reagim i detyruar që justifikohet, pasi mbrojti më të dobëtin.

Në një video mesazh në Facebook, Shehi paralajmëron se në 45 ditët e mbetura përpara zgjedhjeve do të ketë shumë episode të tilla.

Ai ka një thirrje për njerëzit që të reagojnë, “ose ndryshe nuk jemi më njerëz, por dele”.

“Ky shtet ka rënë prej kohësh, kryeministri e shkel kushtetutën përditë me të dyja këmbët, ditën që e shkel ky pastaj shteti bëhet dy herë më i keq.

Kjo rrodhi nga një urdhër bashkie, se i duhen Bashkisë së Tiranës 200 metra, por i duhet me dhënë një sinjal palës tjetër se ne ju dhunojmë, ju nxjerrim nga shtëpia.

Kjo nuk bëhet për ato pak vota që ka ajo partia, por për ti dhënë sinjal të gjithë opozitës, që ne ju trembim, ne ju dhunojmë.

Në të mirë apo keq, Meta bëri një gjest, pastaj formulën, etikën, ishte shumë transparente gjithë situata, hajde ta diskutojmë, por i ka dalë të dobëtit në krah.

Është e frikshme ka ndodhur në mes të Tiranës, para zgjedhjeve, imagjinoni në një shat të Gramshit apo Burrelit.

Më mirë që ndodhi sot që të bëhemi të gjithë gati. Ky është një truk i ngritur nga Edi Rama.

Gjatë këtyre 45 ditëve do të dalin me mijëra nga këto probleme. Shteti shqiptar nuk ka qenë ndonjëherë baba për shqiptarët, por njerk”, tha Dashamir Shehi.

Ai shtoi se “duhet të reagojmë ndaj kësaj të keqe, ose ndryshe nuk jemi më njerëz, por dele, se delet nuk reagojnë kur hyn ujku në vathë dhe kap atë që ka më afër, ata të tjerat vazhdojnë hanë bar.

A është e mrekullueshme kjo opozitë? Jo, njerëz jemi. Ne nuk jemi klubi i engjëjve. Por në krahasim me Edi Ramën është një diferencë e madhe”, tha ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!