MENU
klinika

“Më duhej të vdisja, që të zgjohesha”

Demi Lovato rrëfen detaje të tjera nga mbidoza gati fatale

20.03.2021 - 12:21

Demi Lovato ka folur për të kaluarën e saj, duke u hapur jo vetëm për depresionin, mbidozën, por edhe për faktin se është përdhunuar dy herë.

Teksa ishte e ftuar tek “CBS Sunday Morning”, 28-vjeçarja tha:

Mjekët më thanë se kisha pesë deri në dhjetë minuta jetë… Nëse askush nuk do të më kishte gjetur, atëherë unë nuk do të isha këtu. Unë jam mirënjohëse që jam ulur këtu sot”,- u shpreh këngëtarja për momentin kur kaloi në mbidozë në vitin 2018.

Tashmë që kanë kaluar pothuajse tre vite, Demi vendosi të flasë edhe më gjerë në lidhje me këtë moment të frikshëm në jetën e saj.

Për herë të parë në jetën time, më duhej të vdisja në thelb, që të zgjohesha. Është gjë shumë e mirë të jem e suksesshme, por gjëja më e suksesshme që kam bërë është të mposht varësinë ndaj drogës dhe që jam ulur e gjallë përballë jush (drejtuesit e emisionit)”,- tha Lovato.

Intervista vjen pas dokumentarit të 28-vjeçares “Demi Lovato: Dancing with the Devil”, premiera e të cilit do të shfaqet më 23 mars.

Pak ditë më parë u zbulua se Demi është sulmuar seksualisht për herë të parë në moshën 15-vjeçare e më pas në moshën 18-vjeçare kur ishte nën efektin e mbidozës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jam përdhunuar kur kam qenë adoleshente"

Demi Lovato bën rrëfimin tronditës