MENU
klinika

Kategoria e Parë

Dinamo mposht Burrelin dhe merr kreun, ndjek Korabi

25.03.2021 - 15:31

Ka ndryshuar totalisht situata në Grupin A të Kategorisë së Parë. Kryesfida e javës së 17-të përfundoi me fitoren e Dinamos me rezultatin 2-0 ndaj Burrelit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Për skuadrën kryeqytetase realizuan Xhixhiua falë një gafe të mbrojtjes së Burrelit në minutën e 52′ dhe më pas dyfishimi i rezultatit erdhi pas 3 minutave, ekzaktësisht në minutën e 55′ me anë të brazilianit Uelber.

Me këtë triumf blutë parakalojnë Burrelin në klasifikim dhe marrin kreun në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Burreli në kuotën e 31 pikëve në vendin e dytë. Vetëm 1 pikë më pak Korabi, që fitoi 1-0 në Shijak ndaj Erzenit. Pra, 3 skuadra në garë për vendin e parë.

GRUPI A

DINAMO 2-0 BURRELI

Xhixhiua 52′, Uelber 55′

ORIKU 2-0 BESËLIDHJA

Branica 64′, Çaushaj 72′

ERZENI 0-1 KORABI

Marku 18′

VELEÇIKU 1-2 PARTIZANI B

Bega 32′ / Bërdufi 60′, Klahos 73′