Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak çaste më parë disa foto nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili është financuar nga qeveria e Turqisë.
Sot është dita e 62-të e punimeve, ku duhet theksuar se atje vijon puna me 3 turne, pa pushim. Siç shihet edhe në fotot e kryeministrit, spitali duket se është drejt përfundimit dhe do të presë pacientët e parë për të marrë kurimin e nevojshëm.
Erdogan i premtoi kryeministrit tonë se spitali do të ketë përfunduar para zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i Qeverisë ka shpërndarë edhe foto nga brenda spitalit, ku duket se punimet vazhdojnë për përfundimin e sa më shpejt të këtij projekti.
“Spitali Rajonal Memorial LIVE”, ka shkruar Rama krahas fotove.