MENU
klinika

Flet kreu i Kuvendit

“Do të padisim Serbinë për gjenocid, më pas fillojmë…”

27.03.2021 - 10:10

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti në detyrë Glauk Konjufca tha se fillimisht qeveria Kurti do të padisë Serbinë për gjenocidin dhe më pas do të nis dialogun.

“Qeveria që ka ardhur në krye me kryeministrin Albin Kurti ka premtuar se do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë kjo do të ndodhë e para e pastaj edhe për çdo fazë që të jemi të përgatitur që ne t’i kërkojmë të drejtat tona duke filluar ne dialogun me Serbinë e në të gjitha fazat e tjera në shtet ndërtimin e Kosovës”, tha Konjufca.

Edhe kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se prioritet në raport me Serbinë është çështja e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës, pasi sipas tij Kosova nuk mund të ketë paqe, drejtësi dhe progres, nëse nuk trajton këto krime makabre.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6.500 persona kanë qenë të zhdukur.

Zgjidhja e fatit të personave të pagjetur është një nga pikat e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e cila është nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Uashington nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë