MENU
klinika

Bundesliga, java 25

Dortmund nuk heq dorë nga Champions

13.03.2021 - 20:34

Borussia Dortmund është rikthyer te fitorja në Bundesligë, duke iu afruar kështu vendit të katërt, i fundit pozicion që të con në Champions për sezonin tjetër. Verdhezinjtë fitua 2-0 në shtëpi ndaj Hertha Berlin.

Dortmund iu fal dy golave të Brandt dhe Moukokos në pjesën e dytë, për t’u afruar me zonën Champions. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, ndërsa në të dytën ndryshuan gjërat. Në minutën e 54’, Julian Brandt la të palëvizur portierin mik të Herthas pas një predhe të fortë nga gati 27 metra.

Më pas, verdhezinjtë administruan mjaft mirë deri në momentin që shënuan edhe golin e dytë, që hipotekoi edhe fitoren. Në minutën e 91’, i riu Mukuoko shënoi pas një aksioni individual në krah, duke mposhtur portierin Jarstein për herë të dytë. Fitorja e ngjit Dortmundin në vendin e pestë me vetëm 1 pikë më pak se Frankfurti i vendit të katërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN