Në vlerësimin e qeverisë së re italiane të udhëhequr nga ish Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi, shumë analistë humbin një çështje helbësore.
Fokusi, natyrisht, duhet të jetë Italia – çështjet e saj dhe kriza me të cilën do të përballet Draghi, duke filluar me pandeminë.
Por shanset janë të mëdha që lidershipi i tij të ketë një ndikim përtej Italisë, duke ndryshuar në mënyrë dramatike politikën dhe ekonominë në të gjithë Evropën.
Sigurisht është ende herët.
Megjithatë, jashtëzakonisht, disa media ndërkombëtare injorojnë ndikimin më të gjerë që një personalitet global si Draghi mund të ketë.
Komentuesi më i mirë ishte The Economist, i cili krahasoi Italinë me demokracitë e Amerikës së Jugut, me një ndryshim: Në këtë të fundit, kur shkon keq, zgjidhja e zakonshme është një grusht shteti ushtarak.
Por Italia rikthehet në mënyrë rutinore në një “qeveri teknike” të udhëhequr nga zyrtarë të shquar të pazgjedhur – Lamberto Dini, Carlo Azeglio Ciampi dhe Mario Monti, të cilët të gjithë morën detyrën në kohë po aq të mundimshme.
The Economist ishte qesharak pa qenë fyes.
Ndryshe, faqja e opinionit e Wall Street Journal ishte fyese pa qenë qesharake, duke shkruar për Draghi: “Vetëm patriotizmi mund të shpjegojë pse ai është vullnetar për një punë kaq të kotë”.
Premisa e atij editoriali ishte e gabuar.
Por siç e kemi parë, ndikimi centrist i udhëheqjes së Draghi në politikën italiane ka ndodhur tashmë – larg temave tradicionale populiste të Lidhjes Veriore dhe Pesë Yjeve.
Pra, a është ky një ndryshim që do të pasqyrohet në të gjithë Evropën?
Nëse qeveria Draghi ka sukses, ekziston një mundësi e mirë që opinioni publik në vendet e tjera të udhëhequra nga populistët, si Hungaria ose Polonia, të fillojnë të kërkojnë edhe në qendrat e tyre.
Dhe potenciali i Draghit për sukses është i lartë.
Sfida e Draghi do të jetë të marrë, sa më shpejt të jetë e mundur, 209 miliardë euro (247.8 miliardë dollarë) të akorduara Italisë nga BE për një rimëkëmbje të fortë.
he BE përballet me një vakum udhëheqës: Angela Merkel e Gjermanisë, gjigandi i vetëm politik i Evropës, del në pension në shtator; Emmanuel Macron i Francës përballet me një krizë të brendshme besimi dhe Britania tani është jashtë BE.
Brenda disa muajsh, Draghi mund të jetë gati të veshë këpucët e Merkel dhe të sigurojë një model për vendet e tjera të zhgënjyera dhe për vetë BE-në.
Ndikimi i dytë i kryeministrisë së Draghi do të jetë në nivelin e BE.
Gjatë fjalimit të tij të pranimit në Senatin e Italisë, ai deklaroi: “Të mbështes qeverinë time do të thotë të biem dakord mbi pakthyeshmërinë e euros dhe të ndajmë perspektivën e një Bashkimi Evropian gjithnjë e më të integruar që do të shkojë në një buxhet të përbashkët publik të aftë për të mbështetur vendet anëtare gjatë periudha recesioni. ”
Një gjë është e sigurt: Draghi do të ketë autoritetin dhe besueshmërinë për të tronditur ngurtësitë e caktuara të BE-së.
Disa ditë më parë ai e mori telefonin duke iu ankuar Presidentes së Komisionit të BE Ursula von der Leyen për vonesat e papranueshme në shpërndarjen e vaksinave.
Dhe në vitin e ardhshëm ai do të shkojë drejt objektivit kryesor të unifikimit fiskal.
Ish-ministri i Thesarit i Italisë, Domenico Siniscalco, nkohët e fundit më tha se një dekadë e re Evropiane ndodhet para nesh. Shumë e mundshme.
Mbi të gjitha, ne e dimë se tragjeditë si COVID-19 sjellin një përshpejtim dramatik në rrugën e historisë.
Mario Calvo-Platero është një kolumnist me bazë në SHBA për të përditshmen italiane, La Repubblica. Ai më parë ishte redaktor i SHBA-së në të përditshmen financiare italiane, il Sole 24 Ore, duke mbuluar Shtëpinë e Bardhë; ai intervistoi të gjithë presidentët e SHBA nga Ronald Reagan te Barack Obama, themeloi platformën dixhitale të informacionit në kohë reale, EMC Inc.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Hill/ konica.al