MENU
klinika

Pasi Universiteti i Oksfordit e propozoi për studim

Dua Lipa jep lajmin e madh për fansat

31.03.2021 - 10:07

Pa më të voglin dyshim mund të themi se aktualisht Dua Lipa është “on top” në muzikë në gjithë botën. Sukseset për këngëtaren nuk kanë të ndalur dhe së fundmi ajo ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm për fansat e saj. Dua ka zbuluar se së shpejti do të jetë e pranishme si e ftuar speciale në “Brit Awards” për të performuar.

Lajmin e madh e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

 “Unë jam shumë e ngazëllyer që po kthehem të performoj për të gjithë në Britani këtë vit. Do të jetë me të vërtetë e veçantë të kthehem në skenë në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Dua.

Nominimet për “Brit Awards 2021” do të zbulohen të mërkurën ndërsa çmimet do të ndahen më 11 maj në arenën London O2 dhe do të drejtohet nga komediani Jack Whitehall.

Pas gjithë këtyre sukseseve të një pas njëshme, Universiteti Oksfordit propozoi disa ditë më parë që në vend të Mozart-it të studiohet Dua Lipa. Propozimi i zëvendësimit të kurrikulave në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike, ka ardhur së fundmi nga akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe.

Prestigjozia “The Telegraph” ka raportuar se një nga emrat e propozuar për t’u studiuar është edhe Dua Lipa. Këngëtarja me orgjinë shqiptare theu rekordin e saj në “livestream”, duke i zëvendësuar kështu muzicientët klasik siç janë Mozart-i e Beethoven-i.

“Repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e sklavërisë”, thanë profesorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN