Deputetja socialiste Antoneta Dhima është vendosur sërish në listën e sigurt për Qarkun e Fierit, për zgjedhjet e 25 prillit. Si deputete e këtij qarku për disa mandate radhë, Dhima falenderon Ramën dhe drejtuesin politik të Fieri Gramoz Ruçi, për besimin.
Ajo shkruan se në këto zgjedhje do të arrijnë një fitore spektakolare dhe do të realizojnë objektivat e Partisë Socialiste.
Shënimi i Antoneta Dhimës:
Mirënjohje pafund dhe vlerësim maksimal për Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarin e saj zotin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtuesin politik të Qarkut Fier zotin Gramoz Ruçi, kryesinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë si dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste zotin Taulant Balla, të cilët më kanë besuar dhe më kanë vlerësuar të jem për një mandat të tretë pjesë e Skuadrës Fituese në zgjedhjet e 25 Prillit në Qarkun Fier.
Së bashku me ekipin e Qarkut Fier do bëjmë më të mirën për një fitore spektakolare dhe realizimin e objektivave të Partisë Socialiste në 25 Prill. Faleminderit çdo socialisti dhe cdo qytetari që i është bashkuar dhe do t’i bashkohet rrugës sonë “ Shqipëria e Ardhmja Jonë”.
Angazhohem maksimalisht se do jua shpërblej besimin dhe mbështetjen që më keni dhënë, duke qenë në vazhdimësi si deri tani shërbëtorja Juaj si dhe zëri Juaj në Parlamentin Shqiptarë! Ju jam shumë mirënjohës të gjithëve! Faleminderit nga zemra!