MENU
klinika

Ngushëllimi

E pati rival për FSHF-në, Duka me mesazh të ndjerë për Finon

29.03.2021 - 15:54

Mes mijëra mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos, spikat ai i presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Kjo për faktin se 3 vjet më parë Fino ishte kandidat përballë Dukës, ku kreu aktual për herë të parë fitoi ngushtë.

MESAZHI I DUKËS

Lamtumirë i dashur Bashkim!

Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit.

Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmone nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie"

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Rama njofton ndalimin e aktiviteteve elektorale të PS