MENU
klinika

Kryeministri Edi Rama shprehet besimplotë...

Edi Rama: 500 mijë shqiptarë të vaksinuar brenda qershorit

25.03.2021 - 21:03

Kryeministri Edi Rama shprehet besimplotë që brenda pranverës së ardhshme Shqipëria do ta përmbyllë të gjithë procesin e vaksinimit. Ai deklaroi gjatë nisjes së fushatës së Partisë Socialiste se Shqipëria do të jetë më e lehtësuar këtë vit në sezonin turistik për shkak të sigurimit të vaksinave nga ana e qeverisë.

Një tjetër pikë  ku u ndal kreu i qeverisë ishte edhe fabrika e prodhimit të vaksinës kineze, por jo vetëm. Për këtë çështje ai foli edhe gjatë mbërritjes nga Turqia më herët gjatë ditës, ku theksoi se do të ndërtohet këtu në Shqipëri për prodhimin e produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport. Më pas, Rama nuk la as ironitë me kundërshtarët e tij politikë.

“Po ashtu mandati i tretë është mandati që do të realizojë synimin tonë për të pasur 10 milionë turistë në Shqipëri, ky është objektivi ynë i ndërprerë brutalisht nga pandemia. 

Por me sigurimin sot të nisjes së vaksinimit masiv brenda 48 orësh, ne kemi garantuar që qysh në këtë sezon, Shqipëria të jetë shumë më e lehtësuar se sa ishte një vit më parë. 

Dhe e kemi garantuar po ashtu që të nxjerrim shqiptarët as më shumë e as më pak, por si të gjitha vendet e rajonit nga pandemia, edhe pse Shqipëria u la komplet jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave.

Kush i gjeti vaksinat, kush i solli, si erdhën vaksinat këtu dhe si u bëmë ne sot vendi që ka siguruar një sasi vaksinash që na jep mundësinë të themi që brenda qershorit në afatin më të largët ne do të kemi vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë dhe brenda pranverës së ardhshme ne do kemi përmbyllur të gjithë procesin e vaksinimit. 

Dhe jo vetëm kaq por ne do të sjellim këtu fabrikën e prodhimit jo vetëm të kësaj vaksine, por të shumë vaksinave dhe produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kush i bën këto? Dhëndri? Që fton njerëzit në dasmë dhe e presin një orë, në mes të ftohtit. Ata më kë, me Dash Shehin, me GonDukën, me Dulen , me Gridën? Me kë? Me Nard Ndokën?

Imagjinoni një palë përballë ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof, pa llogaritur Monikën, Lilon, Saliun. Mandati i tretë është një mandat për të garantuar përmbylljen e reformës në Shëndetësi dhe për të vazhduar rritjen e buxhetit të shëndetësisë që sot është 77% më i lartë se ç’ishte e megjithatë nuk mjafton. 

Mandati i tretë është për ti dhënë fund përfundimisht dy turneve në shkollë, gjithë fëmijët dhe nxënësit për të bërë gjuhën angleze që nga klasa e parë dhe për të çuar përpara gjithë procesin e rritjes në arsim”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN