MENU
klinika

Kategoria e Parë

Egnatia pëson humbjen e parë, hapet gara në Grupin B

27.03.2021 - 16:20

Më në fund, thyhet edhe Egnatia, kryesuesja e Grupit B në Kategorinë e Parë. Vëmendja e të gjithëve ishte te ndeshja në Berat, mes Tomorit dhe Egnatias.

Ishin vendasit që dolën fitimtarë nga kjo ndeshje, teksa iu falën një goli të Mikel Cankës në minutën e 45’, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Tomori shkon në kuotën e 29 pikëve, 3 më pak se Egnatia që kryeson kampionatin. Fitore mori edhe Pogradeci, që ka mposhtur në shtëpi Turbinën me rezultatin 2-0, falë golave të Topllarit dhe Jahajt. Më këtë fitore liqenorët i qëndrojnë pas Tomorit me 28 pikë.

Fitore për “infarkt” ka marrë Besa, që ka mposhtur me përmbysje Elbasanin, falë golave të Kacbufit në minutën e 70’ dhe Lilës në minutën e 91’, pasi Elbasani kishte kaluar në avantazh në minutën e 49’ me Da Limën.