MENU
klinika

Astra-Zeneca

EMA tha ‘fjalën e fundit’, këto dy vende rinisin vaksinimin e popullatës

18.03.2021 - 18:51

Franca dhe Italia janë shtetet e para europiane që rinisin vaksinimin në popullatë me vaksinën e AstraZenecas. Franca sot ndërsa Italia do e nisë të premten.

“Qeveria italiane mirëpret deklarimin e EMA për vaksinën AstraZeneca,” tha kryeministri italian Mario Draghi. “Prioriteti i qeverisë mbetet ai i arritjes së numrit më të lartë të vaksinave në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha ai.

Ky vendim vjen pas deklaratës që bëri sot Agjencia Europiane e Barnave, ku tha se vaksina e AstraZenecas është e sigurtë dhe efektive, nuk shkakton trombozë dhe rastet e mpiksjes së gjakut nuk përjashtohen, por janë minimale dhe ndodhin shumë rrallë, iniciuar edhe nga shkaqe të tjera të jashtme.

Agjencia Evropiane e Barnave vjen në këtë përfundim pas disa ditësh hulumtimi intensiv mbi vaksinën, pasi u shfaqën raste shumë të rralla të mpiksjeve të rrezikshme të gjakut në kombinim me një numër të ulët të trombociteve në vaksinat.Megjithatë, në deklaratën e saj EMA thotë se pavarësisht sigurisë dhe efektivitetit, mpiksja e gjakut si efekt anësor nuk mund të përjashtohet.

Në Bashkimin Evropian, 11 milion njerëz tani janë vaksinuar me vaksinën, krahasuar me 17 milion në Mbretërinë e Bashkuar. Në total, ata u diagnostikuan me një gjendje të rrezikshme 25 herë. Studiuesit nuk kanë gjetur prova se vaksina rrit rrezikun e formave normale të trombozës. Ndodh aq shpesh në grupin e vaksinuar sa në popullatën e pavaksinuar.