MENU
klinika

Ka arritur ta fshehë shtatzëninë

Eni Vasili, në pritje të ëmbël!

27.03.2021 - 10:31

Moderatorja Eni Vasili pret të bëhet nënë.

Fillimisht lajmin e bukur për gazetaren e dha gazeta “Panorama” që ka siguruar edhe fotot nga shtatzania e moderatores. Në fakt, ajo del në panelet televizive cdo natë, por ka arritur ta fshehë shtatzaninë e saj.

Duket se moderatorja nuk I ka shpëtuar aparatit të paparazzit.

Newsbomb.al mëson se moderatorja ka dy binjake, dhe që të dyja vajza. Kështu, dhe pse është në vorbullën e fushatës zgjedhore, Eni Vasili e ka ndarë mendjen që vec debateve të ethshme politike, dhe shpeshherë edhe me të bërtitura e ulërima, të bëhet nënë shumë shpejt.

Vite më parë u fol për lidhjen e saj me Armandin, inxhinerin që la Londrën për tu njohur me moderatoren.

Tashmë cifti kanë vendosur të bëhen edhe prindër dhe fatmirësisht, presin tashmë ardhjen e dy bebeve, vajza.