MENU
klinika

“Mendoj se do të ishte e dobishme që…"

Erdogan uron Kurtin, por ja çfarë i kërkon

25.03.2021 - 11:01

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në letrën e urimit Erdogan ka shprehur shqetësimin me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që ta rishikojë këtë vendim brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

“Turqia, si gjithmonë, edhe në periudhën e ardhshme, do të jetë në solidaritet në çdo fushë me populli vëlla të Kosovës. Nga ana tjetër, pasi e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për Qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Me këtë rast, përsërisë urimet e mia më të mira dhe lumturinë tuaj, si dhe prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, ka shkruar Erdogan në letër, raporton Koha.net.

Erdogan në letër po ashtu ka thënë se përfshirja Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Qeverinë Kurti, parti që ka fituar dy mandatet e rezervuara për komunitetin turk në Kuvendin e Kosovës, është si një tregues se Kurti i kushton vëmendje prioriteteve dhe pritjeve të komunitetit turk.

Kurti ka pranuar letra urimi edhe nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, nga kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ai i Çekisë, Andrej Babis dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.