Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka nënshkruanrnjë marrëveshje bashkëpunimi midis MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy për vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri.
Një projekt i cili përfshin zinxhirin e plotë duke nisur nga konvertimi i TEC Vlorë me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi, e deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e LNG, duke shndërruar Vlorën në një HUB rajonal.ës
Të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes, janë kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber.
Përfaqësuesi i kompanisë amerikane: Projekti duhet të sjellë transformim në Shqipëri, por edhe në rajon, për burimet e brendshme hidrokarbure që është gazi natyror. Roli kyç është furnizimi me energji. Ne jemi pjesëmarrës në 13 projekte globale. Sa i përket pjesës marrëse ne kemi zhvilluar edhe projekte offshore. Pres mundësi që të optimizojmë atë çfarë kemi bërë në përfitim të këtij projekti. Kemi një kapacitet prej 70 milion të gazit të lëngshëm natyror dhe jemi lider në energji.
“Është tërheqëse të jesh këtu si një takim miqësor, pasi të përballesh me një kompani që ka të ardhura 20 herë më të larta se PPB është e shkëlqyeshme të kesh partner si ju. Në këtë luftim drejt së ardhmes ku jemi në gjendje ta transformojmë Shqipërinë dhe këtë ta bëjmë përmes një ekspertize më të mirë që do të realizohet përmes një projekti me përmasa të tilla. Për ta bërë këtë projekt realist është një hap i rëndësishëm para për Shqipërinë. Ky është një projekt i dytë madhor i nënshkruar mes Shqipërisë dhe SHBA pas atij të ndërtimit të Skavicës. Këto dy projekte nuk do të kishin qenë të mundura pa ambasadoren amerikane e cila ishte ajo që i shty një hap para këto marrëdhënie duke i dhënë një përmasë të jashtëzakonshme bashkëpunimit ekonomik. Sot për Shqipërinë nis një epokë e artë e gazit”, tha Rama.
Amabasadorja amrikane Yuri Kim e ka cilësuar si gur themeli marrëveshjen e bashkëpunimit midis MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy për vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri.
‘Faleminderit shumë, është një nder që ndodhem këtu dhe të dëshmoj këtë nënshkrim, është një punë e jashtëzakonshme. Falenderoj ekipin e ministres Balluku që kanë finalizuar këtë marrëveshje. Është vërtetë i jashtëzakonshëm ky memorandum. Termocentrali i Vlorë do të shënoj një hap të rëndësishëm. Vlora do të jetë një hap tjetër për të trajtuar sfidat e energjisë edhe në Rajon. Kombinimi larmishëm i energjisë diellore, i erës, dhe gazit natyror të lëngshëm do të bëjë Shqipërinë një partner domethënës për këtë lloj ndryshimi. Rritja e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-së është e rëndësishme, e shoh si një gur themeli! Më 15 mars do të festojmë 30 vjet nga vendosjet diplomatike dhe nuk mendoja për një ngjarje më të përshtatshme sasa nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Jemi shumë krenar për atë që kemi mundur të arrini!’- tha ambasadorja amerikane.