MENU
klinika

Me skemën 3-5-2

Formacioni i mundshëm i Kombëtares ndaj Andorrës

25.03.2021 - 14:57

Edy Reja dhe Shqipëria nisin sonte ndeshjet kualifikuese të Botërorit të Katarit. Tekniku ka bërë analizën e kësaj ndeshjeje me skuadrën dhe ka përcaktuar formacionin. Tekniku italian do t’u besojë futbollistëve më me eksperiencë dhe më në formë që ka në dispozicion në mënyrë që të marrë më të mirën nga ky takim.

Tekniku do të vazhdojë të rreshtojë skuadrën me modulin 3-5-2 pasi të gjithë lojtarët janë ambientuar me këtë formacion dhe kanë dhënë rezultate të kënaqshme në Ligën e Kombeve. Kapiteni Berisha do të jetë në portë. Në mbrojtje Hysaj Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla dhe Ermir Lenjanin.

Në mesfushë do të jetë Keidi Bare dhe memushaj të cilët dallohen edhe për organizim dhe mbështetje të sulmit, si dhe Klaus Gjasula, i cili në fazë mbrojtëse reagon mjaft mirë.

Sokol Cikalleshi është sulmuesi të cilin Edy Reja e ka salduar në formacion titullar. Forma dhe golat e tij e kanë bindur teknikun. Rey Manaj te Barcelona B po merr një formim mjaft të mirë veçanërisht në planin psikologjik pasi temperamenti dhe talenti si sulmues nuk i mungojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia nuk e merr përsipër

Ndeshja Shqipëri-Angli rrezikon të anulohet