MENU
klinika

Ndeshja me Andorran

Formacioni zyrtar, Reja nuk eksperimenton

25.03.2021 - 20:04

Shqipëria nis sot aventurën për në “Katar “2022” në 20:45, duke sfiduar Andorrën. Edi Reja, në konferencën e djeshme, mohoi eksperimentet dhe tha se do të hedhë në fushë lojtarët te të cilët ka më shumë besim se kanë mentalitetin e duhur për një ndeshje si kjo. Dhe kështu ndodhi!

Trajneri i besoi modulit tradicional. Që nis me kapitenin Etrit Berisha në kuadrat. Mbrojtja do të formohet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla të mbështetur nga Lenjani dhe Hysaj nga krahët, teksa Gjasula, Bare dhe Memushaj do të formojnë treshen e mesit të fushës. Sulmi përbëhet nga dyshja Cikalleshi-Manaj.

FORMACIONET ZYRTARE: 

ANDORRË: Gomes; Llovera, Vales, San Nikolas, Rubio; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez. Trajner: Koldo Alvarez

SHQIPËRI: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani, Hysaj; Gjasula, Bare, Memushaj; Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN