MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Franca ndalet, përmbys Belgjika, Portugalia ia del me autogol

24.03.2021 - 23:01

Kampionia e botës në fuqi, Franca, e ka nisur me një barazim në shtëpi aventurën në kualifikueset për Katar 2022, teksa nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Ukrainës, ndeshje e vlefshme për Grupin D.

Griezmann ka hapur sfidën me një magji në minutën e 19-të, por ukrainasit kanë mundur të largohen nga Parisi me një pikë falë autogolit të Kimpembe në minutën e 57-të.

Mbrëmje historike për Mbappe, i cili, në moshën 22 vjeç e 3 muaj, është bërë lojtari më i ri në historinë e kombëtares franceze me 40 ndeshje të luajtura. Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Finlandës dhe Bosnjës, është mbyllur në barazim. Sfida e Helsinki-t është mbyllur me shifrat 2-2.

Buzëqesh Belgjika, që ka mposhtur 3-1 me përmbysje Uellsin në Grupin E. Wilson (10′) ka shënuar në fillim për miqtë, më pas belgët janë kundërpërgjigjur mr De Bruyne (22′), Thorgan Hazard (28′) dhe Lukaku (73′, pen.). Kreu i këtij grupi mbahet nga Republika e Çekisë që ka mposhtur 6-2 Estoninë në transfertë.

Portugalia e ka nisur me këmbën e mbarë, pasi ka mposhtur Azerbajxhanin minimalisht 1-0. Një sfidë jo dhe aq e mirë për luzitanët, që pavarësisht se dominuan gjithçka, humbën shumë raste përpara porte.

Ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që ndeshja u zgjidh nga një autogol, pasi Cristiano Ronaldo apo Andre Silva e Joao Felix (që nga minuta 74’), humbën raste pafund. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi janë 3 pikët, që erdhën falë autogolit të Medvedev në minutën e 38’.

Mbrojtësi dërgoi në mënyrë të pafat topin në rrjetën e tij, duke i dhënë toren e parë Portugalisë. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, Serbia toi 3-2 ndaj Irlandës, në një ndeshje shumë të bukur dhe të luftuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN