MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Franca nuk gabon dy herë, ia del në Kazakistan

28.03.2021 - 16:23

Pas barazimit zhgënjyes në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës 1-1, sasditen e sotme, Franca triumfoi 0-2 ndaj Kazakhistanit në Astana, duke marrë kreun e grupit D. Ndeshja u zgjidh që në pjesën e parë nga Franca, që shënoi fillimisht me anë të Ousmane Dembele.

Sulmuesi i Barcelonës konfirmoi momentin e mirë që po kalon dhe shkundi rrjetën pas një pasimi nga Martial. Në fundin e pjesës së parë, Mariy shënoi një autogol, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-2.

Në pjesën e dytë, Franca administroi gjithçka dhe kurseu forcat për në ndeshjen e radhës ndaj Bosnjes. Vlen për t’u përmendur që në minutën e 75’, Mbappe humbi një 11-metërsh, ku u ndal nga portieri kazak. Gjithçka u mbyll me fitoren e “Gjelave” 0-2.