MENU
klinika

Që prej 11 dhjetorit e deri më tani...

Freestyle-i i famshëm i Don Xhonit vijon të thyej rekorde

17.03.2021 - 10:52

Don Xhoni është reperi më i ri, i cili spikati në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Karantina nxorri në pah talentin e ri nga Drenica, i cili po i ngjit shumë shpejt shkallët e karrierës së tij.

Freestyle-i “Make a pose” është bërë mjaft viral në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë e kënd botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Video e freestyle-it të tij në Youtube ka thyer rekorde klikimesh në Yoututbe! Që prej 11 dhjetorit e deri më tani, video e reperit i ka kaluar 30 milion klikime në Youtube!

Emri i Don Xhonit është më i komentuari i momentit, teksa së fundmi u përfshi edhe në një “sherr” virtual me Noizy-n.

Papritur Don Xhoni nisi të vërë në lojë faktin që Dulla i grupit “OTR” kishte pëlqyer videon e tij, teksa ishte i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit.Kaq mjaftoi që Noiyz t’i kundërpërgjigjej me story, video të tijën duke kënduar e duke qeshur, si dhe me postime të vjetra të Don Xhonit në Facebook, ku shpërndante e dëgjonte këngët e Noizy-t.

Këtyre postimeve i është përgjigjur me një video Don Xhoni, i cili tregon se kur ishte i vogël, ka dëgjuar të gjithë reperat e vjetër, sepse s’kishte ç’dëgjonte tjetër.

Gjithashtu, ai shkruan me ironi: “Nuk e kam pa followin, s’muj me t’lon ty si fans, kam respekt për ty.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ndjek në TV edhe ylli brazilian i Bayern

Don Xhoni thyen çdo kufi