MENU
klinika

Volumi i monedhës SDR mund të rritet deri në 650 miliardë dollarë

G7, në ndihmë të vendeve të varfra

20.03.2021 - 13:36

Ministrat e financave të G7-ës kanë rënë dakord të rrisin volumin e monedhës SDR, që përdoret vetëm nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, deri në 650 miliardë dollarë, për herë të parë që nga kriza e vitit 2009. Rritja e financimi synon të ndihmojë vendet me të ardhura të ulëta të rimëkëmben nga kriza e koronavirusit.

Shtatë ekonomitë më të mëdha në botë kanë bërë hapa përpara në marrëveshjen për të zgjeruar rezervat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për herë të parë që nga kriza financiare e vitit 2009. Ky hap do të ndihmojë vendet në zhvillim të luftojnë kundër pandemisë së koronavirusit. Britania, që kryeson G7-ën këtë vit, deklaroi se ministrat e financave të shtatë ekonomive më të mëdha në botë kanë rënë dakord të mbështesin rritjen e volumit të të ashtuquajturës “Të Drejtat Spaciale të Tërheqjes” (SDR), që është një monedhë e brendshme që përdoret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Marrëveshja e arritur mes vendeve të G7-ës hap rrugën e veprimeve kritike dhe konkrete për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta, duke u siguruar se asnjë vend nuk do të lihet prapa në rimëkëmbjen ekonomike globale”, deklaroi ministry britanik i financave, Rishi Sunak. Lajmi është mirëpritur nga kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, e cila tha se takimi i ministrave të G7-ës ishte shumë produktiv. Vitin e kaluar, në mes të pandemisë, FMN kërkoi alokimin e SDR-ve për të rritur fondin në një ekuivalente prej 500 miliardë dollarë, nga 293 miliardë dollarë që ishte pas vitit 2009 e deri më sot.

Por, kjo kërkesë u kundërshtua në atë kohë nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Me ndryshimin e administratës amerikane, sekretarja e re re thesarit, Janet Yellen, deklaroi se do dëshironte një zgjerim të fondit, por njëkohësisht dëshironte më tepër transparecë se si SDR-të do të përdoren dhe do të tregtohen. Burimeve në Shtetet e Bashkuara, të afërta me bisedimet e G7-ës,  deklaruan se në diskutim është edhe rritja e financimit deri në 650 miliardë dollarë.

SCAN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Yellen: Do të forcojnë marrëdhëniet me aleatët tanë

G7 angazhohet për të mbështetur ekonominë


Një krahasim mes Shqipërisë dhe Francës

Tatimi mbi pagat apo kapitalin

"Duhen ndaluar ndërtimet e shfrenuara për të mbrojtur natyrën"

Turizmi po dëmton Greqinë!