MENU
klinika

Mesfushori shqiptar

Gjasula: Nuk mund të gabojmë dy herë me Andorrën

23.03.2021 - 14:26

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, foli sot në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës, ku u shpreh optimist për 3 sfidat e muajit mars. Edhe pse jo në 100 % të formës, futbollisti i cili aktivizohet te Hamburgu në Gjermani, premtoi se do të japë maksimumin me fanellën kuqezi.

NDRYSHIMI I KOMBËTARES – “Lojtarët janë të njëjtë vetëm 1-2 janë të rinj, për mua nuk ka ndryshuar shumë, fryma e grupit është e mirë.

NDESHJA E PARË – Unë besoj që ne me paraqitjet e fundit, i kemi mundësitë për ta fituar ndeshjen. Do të kishte qenë ndryshe po të luanim ndeshjen e parë me Anglinë. Po të jemi të përqendruar besoj do ta fitojmë këtë ndeshjen.

GJENDJA PAS DËMTIMIT – Nuk jam në 100 % nga fuqia, por ndihem gati për të ndihmuar, aq minuta sa do të më japë trajneri, do të jap maksimumin për skuadrën.

GRUPI I FORTË – Ndihet që po afrohemi të gjithë më shumë me njëri-tjetrin. E kemi treguar në ndeshjet e fundit. Ishalla na ecën mbarë që ta vazhdojmë aty ku e lamë.

PIKËT – Me thënë të drejtën unë personalisht nuk e kam menduar fare sa pikë do të marrim. Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë. Mbas asaj do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.

ANDORRA – E bëmë njëherë gabimin, besoj që ketë radhë do të jetë ndryshe. Do të jemi më të përqendruar. Është kundërshtar i fortë që na ka marrë pikë në Shqipëri, tani duhet të marrim ne 3 pikë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nisim eliminatoret me entuziazëm”

Reja: Në Itali janë 11.500 futbollistë shqiptarë