MENU
klinika

policia jep detajet e para

Gjendet i pajetë 29-vjeçari që vrau bashkëshorten në Fier

18.03.2021 - 11:32

Është gjetur i vrarë 29-vjeçari Demokrat Medinaj, që vrau me thikë bashkëshorten e tij 28-vjeçare Irvana Medinaj, mbrëmjen e kaluar në Fier.

Trupi i pajetë është gjetur në fushën e mbeturinave, në Fier, ndërsa ka dyshime që ai të jetë vetëvrarë. I riu vrau bashkëshorten në javën e gjashtë të shtatzënisë, duke e qëlluar 31 herë me thikë në të gjithë trupin.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN