MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Gjermania katastrofë, Italia rekord, Franca cinike

31.03.2021 - 22:05

Ka ardhur rezultati më surprizë i eliminatoreve. Gjermania ka humbur, ndërsa festojnë Italia dhe Franca. Rezultati më befasues është regjistruar në Gjermani, ku skuadra e Loë është mundur 2-1 nga Maqedonia e Veriut.

Gjermanët nuk humbnin një ndeshje kualikuese të Botërorit që nga viti 2001, kur janë mundur 5-1 nga Anglia. Pandev ka kaluar në avantazh miqtë në fundin e pjesës së parë falë një asisti të bukur nga Bardhi.

Vendasit kanë barazuar përkohësisht në minutën e 63-të me një penallti të Gundogan, por kanë pësuar golin e dytë pesë minuta para fundit. Një gol që është shënuar nga mesfushori i Napoli-t, Elmas.

Kjo humbje e ka zbritur Gjermaninë në vendin e tretë të Grupit J. Grupi kryesohet nga Armenia, që ka mundur 3-2 Rumaninë. Ka ardhur fitorja e parë në grup për Islandën, që ka mundur 4-1 Lihtenshtejnin.

Italia ka përforcuar vendin e parë në Grupin C pas fitores 2-0 të marrë në transfertë kundër Lituanisë. Sensi-t (47′) dhe Immobile (94′, pen) kanë shënuar për Axurrët e Mancini-t. Italia ka shkuar në 25 ndeshje radhazi pa humbje, duke barazuar rekordin e 2006. Takimi tjetër i këtij grupi, ai i luajtur mes Irlandës së Veriut dhe Bullgarisë është mbyllur 0-0.

Fitore 1-0 edhe për Francën në fushën e Bosnje Hercegovinës. Heroi i takimit ka qenë Antoine Griezmann, i cili ka shënuar golin e fitores në minutën e 60-të me një goditje të bukur me kokë. Franca kryeson Grupin D me 7 pikë. Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja tjetër e këtij grupi mes Ukrainës dhe Kazakistanit.

Vazhdon dominimi i Danimarkës në Grupin F. Danezët kanë marrë fitoren e tretë radhazi pasi kanë mundur bindshëm 4-0 Austrinë në transfertë. Fitore me “poker” edhe për Skocinë dhe Izraelin, që kanë mundur respektivisht Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kualifikueset e Botërorit 2022

Spanja nuk fal, Kosova tregohet dinjitoze