MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Gjermania nuk fal, Spanja ngec në shtëpi

25.03.2021 - 23:01

Gjermania e ka nisur me një fitore të pastër 3-0 ndaj Islandës fazën kualifikuese për Katar 2022. Një fitore e arritur falë dy golave të shpejtë të realizuar në pjesën e parë nga Goretzka (3′) dhe Havertz (7′), dhe nga goli i shënuar në pjesën e dytë nga Gundogan (56′).

Me dy golat e shënuar në shtatë minuta, Gjermania ka marrë avantazhin më të shpejtë të dyfishtë në një ndeshje zyrtare pas 52 vitesh – në majin e 1969-ës, Gerd Muller dhe Wolfgang Overath kanë shënuar në 5 minuta në ndeshjen kualifikuese të Botërorit kundër Qipros.

Ndeshje historike edhe për talentin e Bayern Munich, Jamal Musiala, i cili, në moshën 18 vjeç dhe 27 ditë, është bërë lojtari më i ri që luan për kombëtaren e Gjermanisë që nga Uwe Seeler në tetorin e 1954-ës (17 vjeç e 345 ditë).

E ka nisur me barazim rrugën drejt Katar 2022 Spanja e Luis Enrique. Alvaro Morata ka kaluar në avantazh spanjollët me një gol të bukur në minutën e 33-të, por grekët kanë arritur të largohen me një pikë nga Spanja falë penalltisë së realizuar nga Baksetas në të 57-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN