MENU
klinika

COVID-19

Gjilpërat kineze çelin siparin e vaksinimit masiv, nesër moshat mbi 70 vjeç

27.03.2021 - 10:18

Mali me dozat e vaksinave kineze ka nxituar Ministrinë e Shëndetësisë të ulë pragun e moshës së vaksinimeve, ndonëse nuk ka mbaruar ende me ata mbi 80 vjeç

Këtë e thonë shifrat e Institutit të Statistikave që numërojnë mbi 80 mijë të moshuar mbi 80 vjeç, shifër që as nuk i afrohet totalit të vaksinimeve të kryera nga 11 janari. Deri dje, shifrat e përditësuara zyrtare flasin për 59 mijë e 336 injektime. Ndërsa, për të përmbyllur gjithë procesin e vaksinimit të të moshuarve mbi 65 vjeç, me nga dy doza secili,(referuar të dhënave nga INSTAT) do të duhet ezaurimi i të gjithë dozave kineze të premtuara për t’i sjellë deri në qershor. VAKSINIM MASIV Zbritja e fashës moshore, në optikën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përkon me vaksinim masiv.

“Nga dita e diel, ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave +70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend. Ndërkohë, që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin”, deklaroi numri një i Shëndetësisë, teksa inspektonte depot frigoriferike ku ruhen vaksinat në institutin e shëndetit publik, ndërsa drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico garantoi se nuk ka pasur “firo” gjatë transportit të vaksinave.

“Nuk ka pasur asnjë problematikë në transportin e vaksinës deri në momentin e shkarkimit. Siç erdhën dje, menjëherë u bë procedura. Kjo është një praktikë jona e zakonshme, po në këtë rast kemi verifikuar çdo dozë që është në atë frigorifer”. Pavar- ësisht shqetësimeve mbi rezultatet e provave klinike apo studimeve në shtetet që aktualisht po e administrojnë, në pamundësi për të siguruar vaksina të miratuara nga rregullatorët europianë apo amerikanë të barnave, përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj, këmbëngul për sigurinë dhe efektivitetin e “Coronavac”-it me argumentin e vetëm se është certifikuar nga vendi prodhues.

“Është një vaksinë që ka marrë autorizimin e përdorimit në vendin e vet, gjithashtu edhe në 22 vende të tjera. Janë me miliona doza të administruara dhe nuk ka pasur asnjë lloj efekti anësor. Si teknologji ndryshon me atë të ‘AstraZeneca’- s dhe ‘Pfizer’-it, por është e ngjashme me atë të gripit, që është një teknologji e mirënjohur tashmë”, shpjegon ndërsa pjesa tjetër për të moshuarit dhe mësuesit. Qeveria parashikon që në harkun e tre muajve të vaksinojë 500 mijë persona, duke kryer mbi 10 vaksinime ditore.

“MIRË NA E BËTË”

Pas aktorit të madh Robert Ndrenika, që u mor në fushatë, qeveria i zu “pritë” dje edhe Reshat Arbanës. Edhe pse nuk shkoi të imunizohej atëherë kur nisi fushata për personalitetet, Arabana nuk i shpëtoi dot syrit të ministres kur u thirr nga mjekja e familjes, njësoj si të moshuarit e tjerë. Ishte vetë Manastirliu që u kujdes të paraqitej në orën e caktuar për të përshëndetur nga afër “Nderin e Kombit”, duke e dokumentuar me video. “Baca Reshat me bashkëshorten, nga sot, janë më të mbrojtur nga COVID-19. Vijojmë intensivisht vaksinimin e të moshuarve në të gjithë vendin”, thotë në mesazhin e postuar në rrjete sociale. Sakaq, në video dëgjohet bashkëbisedimi midis tyre, ku Manastirliu i kërkon të jetë i kujdesshëm për tri javë, ndonëse prej muajsh nuk ka dalë nga shtëpia për shkak të frikës nga COVID- 19.

“Uluni, qëndroni 20 minuta. Tani duhet të tregoheni të kujdesshëm për tri javë, pastaj do bëjmë dozën e dytë”, dëgjohet ministrja teksa aktori i përgjigjet. “Faleminderit. Na keni nxjerrë me foto e video. Mirë na e keni bërë!”. Me dhjetë mijë dozat dhuratë Sputnik V që erdhën këtë të hënë nisi injektimi tek të moshuarit, ndërkohë që nesër pritet të ulet fasha e vaksinimeve me të moshuar mbi 70 vjeç. Vaksina do të nisë të shpërndahet në të gjitha qendrat shëndetësore ndërkohë që në sheshin Skënderbej do të ngrihen çadra ku në procesin vaksinimit do të përfshihen edhe forcat e armatosura./panorama