Atalanta ka mundur 3-1 Spezia-n në javën e 27-të të Serisë A dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt të renditjes. Të gjitha golat e ndeshjes së luajtur mbrëmjen e sotme në Bergamo janë shënuar në pjesën e dytë.
Zikaltrit kanë shënuar me Pasalic (53′, 72′) dhe Muriel (55′). Kolumbiani ka marrë pjesë në realizimin e 14 golave në Serinë A: vetëm Lionel Messi (17) dhe Robert Leëandoëski (16′) kanë marrë pjesë në realizimin e më shumë golave në pesë kampionatet kryesore të Europës.
Goli i miqve është shënuar nga Picholi (82′). Një fitore e bukur për skuadrën e Gasperini-t në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Champions League kundër Real Madrid. Gjimshiti mposht Ismajlin, me dy kuqezinjtë që e nisën titullarë, por u zëvendësuan.