07.03.2021 - 12:30
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesin Indrit Alushaj, i cili pak ditë më parë i vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier.
Para Gjykatës Alushaj është shprehur se kishte dy muaj që i thonin se do të fillojë punën dhe nuk kishte filluar.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku 33-vjeçar i cili kishte aplikuar për punë si mësues në portalin “Mësues për Shqipërinë”, por nuk kishte fituar, ka menduar të hakmerret duke i vënë flakën godinës së Drejtorisë Arsimore.
Indrit Alushaj hyri në katin e dytë, e spërkati me benzinë, e më pas i vuri flakën.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Drejt përfundimit